E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj Bazes, në shtypin e huaj: 'Milioneri' rreh gazetarin

Dhuna ndaj drejtorit të gazetës "TemA", Mero Baze ka gjetur jehonë në mediat e huaja, të cilat sot kanë raportuar incidentin e rëndë, duke përmenduar se Baze është njëherësh edhe drejtuesi i një emisioni politiko-investigativ.

"Nga faqet sportive në Bolonja në ato të kronikës në Tiranë". Kështu e nis artikullin e saj gazeta 'Corriere di Bologna' për incidentin e mbrëmshëm në Tiranë kur u dhunua fizikisht gazetari Mero Baze.

Vazhdon ende të flitet për petrolierin shqiptar që pak kohë më parë u tërhoq ka dhënë shpjegime një hap pas akordit për të blerë 'Bologna Fc'.

Mbrëmë Taçi ka sulmuar në një lokal në qendër të Tiranës gazetarin Baze, i cili u transportua në spital me shenja dhunë në pjesë të ndryshme të trupit, shkruan më tej Corriere, duke iu referuar dëshmisë së dhënë nga dy kolegët e Bazes, që ishin në vendngjarje.

Sipas gazetës, Baze është autor i dhjetëra artikujsh që kanë denoncuar lidhjet e interesave mes Taçit dhe Berishës dhe parregullsitë e shumta në privatizimin e Armo-s, më e madhja në vend, që iu shit Taçit vitin e shkuar.

Duke përshkruar me detaje gjithë ngjarjen, gazeta shton më tej se Baze, për shumë vite ka qenë një nga bashkëpunëtorë më të ngushtë të Berishës, ndërkohë së fundi në 'lufte' të hapur më të. "Gazeta e tij Tema u mbyll për disa muaj nga autoritetet, ndërkohë që autovetura personale e Bazes shpërtheu në rrethana shumë të dyshimta dhjetorin e shkuar"- e mbyll shkrimin e saj 'Corriere'.

Rasti është pasqyruar edhe në mediat greke. "Milioneri ka sulmuar gazetarin"- është titulli i gazetës më të madhe elektronike në Greqi ,"Xhungla", e cila e quan rastin si një dhunim që i bëhet shtypit të lirë.

Sipas gazetës, Mero Baze është sulmuar nga pronari i kompanisë "Taçi Oil" dhe shoqërisë "Armo", Rezart Taci, për arsye se kohët e fundit ka kritikuar përmes gazetës së tij "Tema", si dhe emisionit në kanalin televiziv Vizion Plus, biznesmenin shqiptar për evazion fiskal.
Edhe televizioni grek "Sky" në faqen e tij të internetit i jep një vend të rëndësishëm kësaj ngjarjeje nga Shqipëria.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›