E Diel, 1 Nëntor 2026

Baze: Nishani duhet të përgënjeshtrojë ato që ka thënë vetë për pronat e gruas

selia-e-pd

Pas kërcënimeve për hetim penal ndaj atyre që po terrorizojnë presidentin me akuzat për konflikt interesi me pronat tek selia e PD-së, ka reaguar botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, i cili ka formuluar i pari tezën se Nishani ka interesa konkrete tek selia e PD-së. Në një postim në Facebook, Baze shkruan:

Nëse Bujar Nishani mohon që familja e gruas të ketë pronë në territorin e Partisë Demokratike, duke filluar nga kafe Sarajet, deri tek pjesa e poshtme e godinës së PD-së, e ftoj të përgënjeshtrojë deklaratën e tij, se gruaja e vet është mbesë e Qemal Karaosman Bej Elbasanit, pronat e të cilit trashëgon familja e gruas. Të paktën i shpëtojmë nderin një firmëtari pavaresie nga ca mashtrues

Në një intervistë në TV Klan në emisionin Opinion, presidenti Nishani ka theksuar se gruaja e tij trashëgon prona nga Qemal Bej Elbasani, firmëtari i pavarësisë. Një pjesë e territorit të PD-se, mbi të cilin për shumë kohë ka qenë dhe zyra e kryetarit të PD-së, janë prona tashmë të kthyera për trashëgimtarët e Qemal Bej Elbasanit, ku sipas Nishanit, përfshihet dhe gruaja e tij. Këto prona janë njohur dhe kthyer qysh në vitin 1996 dhe për një kohë PD i ka paguar dhe qera pronarëve.

Një prishje e mundeshme e selisë së PD-së dhe hapja e shesh ndertimit, i përfshin ata në një biznes plan ndërtimesh. Po nga ky pronar, familjarët kanë përfituar dhe shumë toka në plazhin e Durrësit, Kënetë etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›