Baze, doreheqje nga KD i RTSH
Fatjona Mejdini
Thellohet edhe me shume kriza brenda Televizionit Publik Shqiptar, ne lidhje me akuzat e bera ketij institucioni per shitjen e vendit te pare ne Festivalin 46-te te Kenges ne TVSH. Keshtu, anetari i Keshillit Drejtues te RTVSH-se, Mero Baze, paraqiti dje doreheqjen e parevokueshme nga ky post. Me ane te nje letre, Baze pranon se autoriteti i ketij institucioni publik eshte degraduar dhe se doreheqja e tij do te ndikonte sadopak per te terhequr vemendjen ndaj ketyre ngjarjeve.