Cerdhja e prostitucionit, kapet shtatzena
Gezim Ashimi
Nje 28-vjecare nga qyteti i Korces eshte kapur nga policia mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, duke ushtruar prostitucion, ndonese ishte shtatzene. Vajza me iniciale A.K., do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire, per shkak te gjendjes se saj shendetesore, ndersa pronari i motelit, 43-vjecari Ardit Bezhani dhe prostituta 35-vjecare Sofie P., jane arrestuar nga policia. Pronari i motelit dhe dy prostitutat nga qyteti i Korces jane ndaluar gjate nje aksioni te policise ne fshatin Ravonik, rreth 4 kilometra larg qytetit te Korces.
Policia tha se 28-vjecarja A.K., ushtronte profesionin, ndonese ishte shtatzene. Ka qene vete vajza qe ka deklaruar gjendjen e saj te renduar shendetesore, ndersa eshte shoqeruar ne ambientet e Komisariatit te Korces. Vajza eshte shoqeruar ne maternitetin e Korces, ku mjeket gjinekologe kane konstatuar se vajza kishte nje shtatzeni prej 38 ditesh, cka ka bere qe policia te vendose te liroje 28-vjecaren. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces bene te ditur dje se gjendja shendetesore e vajzes i dedikohet