Beatles blihen direkt në iTunes

Është arritur një marrëveshje në mes të Emi/Beatles e cila më në fund mund të ofrohet si katalog në iTunes dhe atë në mënyrë origjinale.
Sipas disa burimeve nga industria, iTunes do t’i paguaj Beatles në mënyrë direkte çdo album të shitur në mënyrë digjitale brenda SHBA’ve dhe kompanisë së bendi, e cila paguhet nga Sony dhe ATV që kontrollojnë të drejtat e shitjes së katalogut të albumeve të Beatles.
Kjo tregon se do të këtë një ndarje të veçantë dhe shumë domethënëse për Beatles që do të jetë një provizion shtesë për kontratën standarde të artistëve, albumi i të cilëve tashmë mund të shkarkohet në mënyrë digjitale.
Sipas kontratave standarde, një produksion lason një album, licencon këngët dhe të drejtat e autorëve, mbledh të gjitha të ardhurat nga shitja me pakicë dhe pastaj ato ja distribuon artistit apo producentit.
Për artistët llogaritën 20 deri në 25 për qind e të ardhura nga shitja me pakicë. Kështu, në këtë rast nga shitja e “Beatles” në iTunes, ku këngët shiten për 90 cent apo 1.29 dollarë i bie që Beatles të fitojnë 18 deri në 22.5 cent për një këngë të shkarkuar në iTunes.
Mirëpo, për shkak se iTunes bën pagesa tek Sony/ATC, EMI është duke rishikuar që të blej të drejtat e shitjes digjitale dhe licencën për ta shitur atë.
Nën një marrëveshje të këtillë licenca i paguhet direkt producentit dhe të ardhurat përdorën në mënyrë të ndarë në mes të artistit dhe produksionit duke e bërë këtë një kontratë më të leverdishme për artistët.
Zëdhënësi i EMI ka refuzuar të komentoj , ashtu sikurse edhe përfaqësuesit e SONY/ATV dhe Apple. Një burim nga kjo korporatë ka thënë se është “absolutisht e pasaktë” se është arritur një marrëveshje për licencë në mes të EMI dhe Apple Corps.
Megjithatë, një tjetër e ka përshkruar marrëveshje e EMI dhe iTunes për katalogun e Beatles si një pakt që përputhet me licencën e që në qendër ka debatin për shitjen e albumeve online.
Që nga koha e ardhjes se digjitalizimit, artistë, menaxherë dhe producentë kanë debatuar në lidhje me shitjet që bëhen në mënyrë digjitale, sidomos pas daljes së CD-së. Producentët natyrisht insistojnë që të këtë paga të përputhshme me shitjen dhe pagat që ua japin artistëve.
Mirëpo, disa këngë të incizuara si “Cheap Trick” dhe “Allman Brothers”, kanë dërguar producentët e tyre në gjykatë ku janë ankuar se kanë pasur shkarkime më të mëdha dhe ata kanë thyer marrëveshjen e licencimit. Përderisa “Cheap Trick” kishte marrëveshje me “Sony”, rasti i “Allman Brothers” ende është në procedim.