E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brahms Rossini e Mozart sot ne Akademine e Arteve

Tirane 6 janar NOA - Sot ne oren 1900 ne sallen e madhe te koncerteve te Akademise se Arteve ne Tirane jepet nje koncert muzikor me vepra nga Brahms Rossini Mozart. Nga Brahmsi do te luhet sonata nr. 3 per violine dhe piano nga Rossini aria e Rozines nga opera Il Barbiere di Sevilla ndersa nga Mozarti sonata nr. 10 per violine dhe piano.

Ne violine luan Gezim Bulcari i cili eshte koncermaester ne orkestren e TKOB dhe i angazhuar ne jeten koncertore si pjesemarres ne kuartete ansamble dhe orkestra te ndryshme Orkestra e AA Kamerata e Tiranes etj.. Aktualisht eshte edhe pedagog i jashtem ne katedren e violines ne AA.

Aria e Rozines interpretohet nga sopranoja Ledi Paparisto e cila ka fituar shume cmime ne USA nder te cilet permendim cmimi i pare ne Friends Of The Opera cmimi i trete ne Chicago Opera cmimi i dyte ne Detroit Opera House si dhe eshte 3 here finaliste ne Metropolitan Opera.

Ne piano luan Laura Kushta pedagoge e ftuar prane Fakultetit te Muzikes ne AA ne klasen e kantos muzikes se dhomes etj. Ky koncert jepet ne kuadrin e programit te Qytetit te arteve.

a.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›