Lufta kunder pavaresimit

Librin Lufta kunder pavaresimit te Shqiperise atdhetari Ismail Strazimiri nje prej protagonisteve te rendit paresor ne gjysmen e pare te shekullit te 20-te e shkroi para 80 vjetesh. Koha qe ka kaluar jo vetem qe nuk e ka pakesuar por e ka rritur rendesine e tij. E ka rritur deri ne ate shkalle sa pyetja se cila mbetet ndihmesa me e madhe e ketij protagonisti zhvillimesh paresore te Shqiperise puna atdhetare apo pershkrimi i ngjarjeve te saj ne kete liber del e pashmangshme
Librin Lufta kunder pavaresimit te Shqiperise atdhetari Ismail Strazimiri nje prej protagonisteve te rendit paresor ne gjysmen e pare te shekullit te 20-te e shkroi para 80 vjetesh. Koha qe ka kaluar jo vetem qe nuk e ka pakesuar por e ka rritur rendesine e tij. E ka rritur deri ne ate shkalle sa pyetja se cila mbetet ndihmesa me e madhe e ketij protagonisti zhvillimesh paresore te Shqiperise puna atdhetare apo pershkrimi i ngjarjeve te saj ne kete liber del e pashmangshme.
Nese provat e njeriut jane nyjat kritike te jetes se vendit te tij Ismail Strazimiri pikerisht ne nyjat kritike te historise shqiptare mbajti qendrimet me te denja.
Shpallja e pavaresise dy lufterat dhe dy paqet e paqendrueshme ballkanike njohja e premtuar e nje shteti shqiptar me kufij shume ne brendesi te hapesires se vet historike hapja e ceshtjes se caktimit te kufijve projekti i Fuqive te Medha per nje monarki te re pa monark ne rajonin ballkanik doreheqja pa shpjegime e I. Qemalit konkursi i princerve dhe shperthimi epidemik i vullneteve vetjake dhe fisnore per kuroren e nje shteti ende te panjohur nderkombetarisht ardhja dhe ikja e pagjurme e princit trashegimtar Wied shperthimi i Luftes se Pare Boterore dhe kryqezimi i ushtrive te te dyja paleve kundershtare ne Shqiperine pa zot jane zhvillime qe coroditin shume lehte edhe sot jo vetem soditesin e historise por edhe studiuesin e saj. Ismail Strazimiri deshmohet ne gjithe keto rrjedha te turbullta atje ku i behej mire atdheut te tij. Dhe kjo ndodhte vetem ne nje grusht njerezish idealiste te cilet nuk ishin pjese e ndonje projekti te te huajve per te sunduar ne Shqiperi permes duarve te zgjatura te tyre nuk kishin ndertuar plane vetjake per te shtene ne dore Shqiperine apo pjese te saj dhe per ti kthyer ne pashalleqe e donin sinqerisht atdheun e tyre pa ndonje interes vetjak. Ismail Strazimiri paraqitet ne jeten e vendit me vetedijen e nje rilindesi.
Libri i kujtimeve te Ismail Strazimirit botimi me i ri i shtepise botuese Naimi per shkak te vertetesise se thelle dhe denoncuese per shkak te palavdise se shtetit dhe te shtetareve ne dore te te cileve gjendej Shqiperia per shkak te deshires per te mos i bere te njohura boterisht ato qe quhen psikoza dhe komplekse shqiptare keto kujtime nuk u botuan asnjehere deri me sot. Kjo ka dhe te miren e vet sepse keshtu objektivisht ato kane ruajtur vertetesine burimore duke shpetuar prej konformizmave te gjithfarshem qe ka njohur historiografiacutea shqiptare te lartesimit te paresise te madheshtimit te tradites revolucionare pa perjashtuar dhe konformizma te koheve me te reja.
Gjeja e pare qe mendon njeriu duke lexuar keto kujtime eshte se historia e fillimeve te shtetit shqiptar eshte nje histori fatkeqe apo e mbushur me protagoniste fatzinj sipas nje shprehjeje te perdorur me parapelqese nga autori. Elita e vjeter qe kishte punuar per interesat e ish-perandorise osmane pjeserisht e kishte kapercyer te kaluaren por pjeserisht kishte mbetur brenda idese se nje perandoria e reformuar mund te ishte nje strehe e shendetshme per Shqiperine. Nje pjese e kesaj elite me mbarimin e shekullit te romantizmit ose ishte ndare nga jeta fizikisht ose ishte vendosur pa kthim ne kryeqendra te medha evropiane a gjetiu dhe mendonte ta ndihmonte ceshtjen e atdheut nga mergimi. Shqiperia ne kuptimin e plote te fjales pikerisht ne kohen e themelimit te saj kishte mbetur ne duar te dallkaukeve.
Libri i Ismail Strazimirit eshte i mbushur me protagoniste qe mbajne me lavd te madh titulaturen e trasheguar nga perandoria. Autori ua shkruan me shkronje te madhe ofiqin sepse kjo titulature kishte zevendesuar mbiemrin e tyre. Kjo elite kishte dhene shenja te nje rehatimi te dukshem otoman qysh ne shekullin e 18-te. Gjithe kesaj elite te deshtuar nga te gjitha pikepamjet morale politike intelektuale Ismail Strazimiri gjen tu vendose perballe nje atdhetar te formuar pa bajrak a pashallek nen sundim me nje flamur te vetem flamurin e shpetimit te Shqiperise Elez Isufin qe perben figuren me te rendesishme te gjithe librit te tij. Ai eshte modeli i njeriut shqiptar qe ia kushton gjithcka te veten vendit te tij dhe se fundmi i jep lamtumiren kesaj bote me nje deshperim te thelle me tragjizmin e njeriut qe verente se sakrifica i kishte shkuar dem. Megjithate Elez Isufi mbetet e vetmja drite e panjolle ne gjithe boten e nderlikuar te karaktereve te groteske te librit te tij.
Ismail Strazimiri i shkroi kujtimet e veta vetem per nje periudhe prej 12 vjetesh nga shpallja e pavaresise deri te Revolucioni i Qershorit. Ne keto 12 vjet ka mbrapshti sa per disa shekuj. Shqiperia u be por jo sic e deshen shqiptaret. Aq me pak sic e donte Ismail Strazimiri. U be nje Shqiperi qe zyrtarisht thuhej se vertitej ne duart e Fuqive te Medha por vertetesisht rrotullohej sipas konkurrences se parave te dhena kreneve te saj nga Beogradi Roma Athina Stambolli Vjena dhe kryeqendra te tjera te politikes boterore. Dhe pikerisht kjo eshte dhe dhimbja fisnike e Ismail Strazimirit qe Shqiperia u ndorua prej krenesh pa krye qe e shisnin Jugun per dishir te Veriut e anasjelltas qe ia falnin dreqit te krishteret per nje Shqiperi te bekueme myslimane qe i ndanin zoterimet e tyre prej Shkumbinit ne Mat prej Matit ne Drin e keshtu me radhe dhe ne drejtimin jugor. Shqiperia e kujtimeve te Ismail Strazimirit eshte nje republike tribale nje shtet etnografik ku per te kaluar nga nje krahine ne tjetren duhet besa-bese dhe asgje tjeter Eumlshte nje Shqiperi qe sipas shprehjes se Fishtes nese vertet do tia dilte te perligjte pavaresine e vet kjo do te ndodhte per inat te djallit dhe te shqiptareve qe bashkepunonin kunder saj. Kjo eshte nje pikepyetje e madhe per historiografine shqiptare ndoshta jo tepria por pamjaftueshmeria e ushtrimit te pushtetit qeverises i coi shqiptaret tek nje qeverisje e tille etnografike-fisnore-politike.
Shqiperia e viteve 1912-1924 sic na e deshmon me dhimbjen e nje protagonisti autori i ketij libri ishte ne kuptimin e plote te fjales nje shtet etnografik-tribal ku ligjin e benin kreret e fiseve nje shtet qe nuk ishte as monarki as republike nje shtet ku krahinat shpallnin pavaresine prej atdheut dhe ruanin me ushtare vullnetare kufijte e tyre urat shtigjet e kalimit.
Revolucioni i Qershorit me 1924 eshte deshperimi i fundme i Ismail Strazimirit. Ai nuk qe shume besues se nje ndryshim i vertete do te ndodhte por gjithashtu nuk e kishte parashikuar se nepunesia fanoliste brenda nje gjysme viti do te nderronte krah e devocion prej njerit tek tjetri prej kryepeshkopit tek monarku i ardhshem i vendit. Ne kuptimin e plote te fjales autori na tregon ne menyre gati anatomike se si e pa revolucionin duke deshtuar nga dita ne dite dhe nga ora ne ore. Deshtimi i ketij revolucioni perben nje kufi kohor permbi te cilin Ismail Strazimiri nuk ngrihet. Dhe kjo shpjegon dhe faktin qe ai gjate gjithe periudhes mbretnore nuk mori asnje sherbim a funksion megjithese nje prej njerezve me te formuar te asaj kohe.
Ne sherbim te Qeverise Kombetare te Ismail Qemalit mbeshtetes i princit evropian Wied qe kundershtaret e paraqitnin si nje katundar austriak dhe te derguar te krishterimit njohes dhe kunderveprues i drejtperdrejte dhe i balleperballte ndaj politikave te ringjalljes se pashalleqeve ne krahun e revolucionareve fanoliste ne vitin 1924 dhe paralajmerues i rrepte i deshtimit te tij larg qeverisjes republikane dhe mbretnore Ismail Strazimirit megjithate i kishte mbetur dhe nje sfide e fundme pjesemarrja ne luften antifashiste. Ai njihet si deshmori me i moshuar i kesaj levizjeje ne shkalle boterore ishte 75 vjec kur u vra ne Sllove prej ushtrive te huaja dhe bashkepunetoreve te tyre duke pasur ne krah si bashkeluftetare te dy djemte.
Libri i Ismail Strazimirit nuk eshte thjesht nje liber kujtimesh. Ne permbajtjen e tij autori ka tejshkruar biseda shume te rendesishme me veprimtare te kohes vendes e te huaj te zhvilluara nga ai vete letra te pritura e te derguara shenjime te rendesishme per njohjen e procesit historik informata dhe te dhena qe nuk gjenden ne shkrimet historiografike. Ky liber do te vleje per te njohur historine e levizjes atdhetare po dhe te veprimit antikombetar ne dy dekadat e para te Shqiperise shteterore do tu vleje historianeve jo vetem per pasurine e informacionit por edhe per gjykimin dhe vleresimin e situatave dhe sidomos per shume pikepyetje qe shtron.
Nje piktor impresionist ne muze
Re. Ku.
Ne Muzeun Historik Kombetar eshte hapur ekspozita impresioniste e Natures melody e piktorit Lian Lutfija. Pas dy ekspozitave ne Shqiperi dhe 10 ekspozitave ne Stamboll piktori impresionist shqiptar Lian Luftija vjen me kete ekspozite e treta. Jo vetem piktura me nje natyre magjepsese por dhe muzike ne sfond duke luajtur ne kitare vete piktori. Prezantohen 25 tablo kryesisht ne permasa te medha dhe te punuara ne vaj ne stilin impresionist ku autori eshte vleresuar se paraqet kendveshtrime te reja pasuruese. Nga viti 1992-1996 kryen Liceun Artistik lsquoI.A.A. Guzel Sanatlar Lisesi ne degen e piktures ne Stamboll. Ne 1997 fiton konkursin ne lsquoUSA Mileaukee Institute of Art amp Design ku u mbeshtet edhe me burse. Por nga 1997 ndash 2004 kryen Universitetin e Arteve lsquoArkitekt Sinani dega pikture po ne Stamboll ku kualifikohet lsquoI Pari.
Me pas karrieren e tij e ka zhvilluar kryesisht ne Stamboll me ekspozita vetjake dhe kolektive ku nje prej te cilave eshte edhe pjesemarrja ne Bienalen e Stambollit.
Me terheq impresionizmi sepse mendoj qe artistet e kesaj periudhe jane kuptuar me mire. Sinqeriteti ka impresionuar veprat e tyre. Dhe ne punimet e mia perpiqem te perdor sinqeritet drite harmoni reaksionet ngrohte-ftohte - shprehet Lian Lutfija.
Jo vetem ti sherbesh atdheut por dhe te shijosh bukurite e tij natyrale ne perditshmeri. Kjo do te thote mos largohesh prej tyre. E ky eshte nje motiv i vertete per te qendruar ne vendin tend - thote Liani.