E Premte, 6 Nëntor 2026

“Beautiful Albania”, Rama ndan pamje nga Tirana


TIRANË, 15 maj/ATSH/ Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është kthyer në një destinacion mjaft të rëndësishëm turistik, ku mund të gjesh përditë turistë nga rajoni, Europa si dhe mbarë bota.

E vlerësuar për gjallërinë dhe stilin unik ku reliket e regjimit të vjetër sfidojnë ndërtimet e reja me arkitekturë moderne dhe plot ngjyra, Tirana vijon të mbetet një “magnet’’ për turistët e huaj.

Përmes rubrikës “Beautiful Albania”, kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja në kryeqytet, i cili po transformohet përditë.

Në Tiranë mund të gjesh pothuaj të gjitha format e turizmit, nga ai kulturor, historik, arkitekturor e kulinar, e deri te turizmi malor, të cilin e gjen duke udhëtuar për pak minuta larg zonës urbane.

Numri i turistëve ka ardhur gjithnjë në rritje, kjo falë edhe eventeve të ndryshme sportive dhe artistike të organizuara në kryeqytet.

Tirana ka rreth 56 objekte të trashëgimisë kulturore dhe 141 pika turistike si Kulla e Sahatit e cila u rihap në qershor 2016 pas rikonstruksionit të kryer, “Shtëpia me gjethe”, “Bunkart1&2”, sheshi “Skënderbej”, Pazari i ri, Kalaja edhe shumë pika të tjera për t’u vizituar.

/m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›