Rama ndan pamje nga Vlora: Parathënia e një sezoni turistik

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Qyteti bregdetar i Vlorës ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik 2024.
Me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh sportive por edhe artistike, Vlora mirëpret turistët vendas dhe të huaj si destinacion i cili ofron përtej turizmit detar.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të disa prej aktiviteteve që po zhvillohen në Vlorë si “parathënie e një sezoni turistik”.
Përveç bregdetit, Vlora ofron edhe turizmin malor, si dhe atë të aventurës. Po ashtu, pjesë e ofertës turistike janë muzetë, kultura, kulinaria, tradita e ruajtur dhe promovuar me mjaft kujdes.
Bashkia e Vlorës me rastin e çeljes së sezonit turistik po organizon aktivitete të ndryshme festive, duke nisur nga festivali sportiv por edhe panairi i kulinarisë dhe zejtarisë “Vlora jonë” si dhe festivale artistike, aktivitete që tërhoqën edhe shumë të huaj që janë më pushime këto ditë në qytetin bregdetar. /m.m/