Becaj: Pavarësia e Gjyqësorit, kusht për demokracinë
TIRANË- “Është kusht absolutisht i domosdoshëm në një shtet demokratik, ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit". Kështu u shpreh Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj në takimin që pati sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Cannon OBE, i cili sapo është emëruar në këtë detyrë, si përfaqësues diplomatik në Tiranë.
Burime zyrtare nga Gjykata e Lartë bënë të ditur sot se, në këtë takim, ambasadori Cannon ka shprehur konsideratat e tij më të larta për Gjykatën e Lartë të Shqipërisë duke vlerësuar rëndësinë e këtij institucioni si dhe detyrën e rëndësishme e të vështirë, siç u shpreh ai, të Znj. Beçaj dhe anëtarëve të tjerë të kësaj gjykate.
Sipas ambasadorit Britanik në Tiranë konsolidimi i marrëdhënieve shumë të mira të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e drejtësisë është një nga prioritetet thelbësore të misionit diplomatik britanik në Shqipëri. Raportet e krijuara deri tani mes dy vendeve, janë mjaft të dobishme për Shqipërinë në kuadër të përafrimit të saj me strukturat europiane, por edhe për çuarjen përpara të hapave që po hedh Shqipëria në drejtim të përmirësimit të legjislacionit mbi drejtësinë.
Beçaj e ka falenderuar ambasadorin Cannon për vizitën dhe mbështetjen e pakursyer e të vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë gjatë viteve të fundit drejtësisë shqiptare, me anë të projekteve dhe asistencës konkrete në këtë fushë.
Kryetarja e Gjykatës së Lartë ka theksuar se deri tani janë bërë përpjekje të shumta për reforma në kuadër të konsolidimit të sistemit gjyqësor, nga të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në sistemin e drejtësisë. Kjo periudhë reformash në drejtësinë shqiptare është në përputhje të plotë me objektivin madhor të arritjes dhe përafrimit të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në funksion të modernizmit dhe përmirësimit të punës së të gjitha segmenteve të sistemit gjyqësor duke zbatuar parime që inkurajojnë një sistem gjyqësor efikas dhe të pavarur.
(ma.ar/BalkanWeb)