Shkup, BE ngushëllon familjet, thirrje për vetëpërmbajtje
SHKUP- Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime dhe ngushëllime lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmë në periferi të Shkupit.
Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup ka shprehur dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet deri tek familjet e pesë viktimave që u vranë mbrëmë në afërsi të fshatit Smilkovc në dalje të Shkupit, transmeton Ina.
Nga kjo zyrë informojnë se shefi i misionit, ambasadori Aivo Orav është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet e Shkupit. “Jemi njoftuar se MPB po bën hetime të detajuara, andaj i bëjmë thirrje të gjitha palëve të rrinë qetë dhe të përmbajtur dhe të i japin hapësirë të nevojshme autoriteteve për të gjetur dhe nxjerrë para drejtësisë kryerësit e këtij akti vrastar” , thuhet në komunikatën e delegacionit të BE-së në Shkup.
(ma.ar/BalkanWeb)