E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron ekipin e peshëngritjes për rezultatin: Ju lumtë

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka uruar ekipin e peshëngritjes për rezultatet e arritura në Antalia.

Nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Esat Ademi, kryeministri Berisha ka shprehur urimet më të përzemërta për Erkand Qerimajn si dhe për të gjithë ekipin për suksesin e arritur, duke e cilësuar rekordin evropian të shënuar si një arritje madhore për gjithë sportin shqiptar.

"Zoti Esat, urimet më të përzemërta për ty dhe Erkandin dhe të gjithë ekipin për suksesin e shkëlqyer që arritet. Rekordi europian që shënuat është arritje madhore për ju, Erkandin dhe peshngritjen e sportin shqiptar. Ju lumtë dhe gjithmonë suksese”,- thuhet në mesazhin e kryeminsitrit Berisha drejtuar ekipit të peshëngritjes. 

Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Evropës në peshëngritje për meshkuj, në një rezultat historik për sportin shqiptar. Shtangisti shkodran ka triumfuar përballë rumunit Martin Razvan, duke ngritur 348 kilogramë në dy garësh dhe duke marrë medaljen e artë. Qerimaj ka bërë një garim fantastik, duke ngritur 158 kilogramë në stilin e shkëputjes, ku zuri vetëm vendin e dytë.
(el.me/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Peshëngritje, shqiptari Erkand Qerimaj kampion i Europës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›