Becaj, mandatohet te therrese Konferencen
Tirane-Nje grup gjyqtaresh nismetare te thirrjes se Konferences Gjyqesore Kombetare, kane vendosur pasditen e djeshme gjate nje mbledhje ne Gjykaten e Larte, te mandatojne kryetaren e kesaj gjykate Shpresa Becaj, qe ne nje kohe sa me te shpejte te therrase Konferencen per zgjedhjen e anetareve te KLD-se. Bashke me te ata kane vendosur qe znj. Becaj, te caktoje nje grup pune, per hartimin e projekt rregullores per funksionimin e Konferences Gjyqesore Kombetare qe do t`i paraqitet per miratim kesaj Konference. Ne kete menyre i hapet rruga, zgjidhjes se ngercit per zgjedhjen e 4 anetareve te KLD-se, (2 prej te cileve kane mbetur vakante dhe 2 te tjereve u ka mbaruar mandati), per shkak te mos miratimit te projekt ligjit te Konferences Gjyqesore Kombetare. Sipas ligjit, Konferenca duhet te mblidhet me ligjin e posacem, por ky ligj ende nuk eshte miratuar nga Kuvendi, pasi duhen dhe votat e opozites, e cila vazhdon te bojkotoje parlamentin. Te katert keta anetare jane ne kompetencen e zgjedhjes nga Konferenca Gjyqesore Kombetare, e cila sipas nenit 147/1 te Kushtetutes, duhet te plotesoje numrin 9 te anetareve te KLD-se, qe duhet te jene gjyqtare te te gjitha niveleve. Mos miratimi i ketij ligji ka bllokuar punen e sistemit te drejtesise dhe Keshillit te Larte te Drejtesise.
Gjate mbledhjes se paradites ne sallen e Akademise se Arteve, te gjyqtareve te gjykatave nga te gjitha rrethet, nuk u arrit te vendosej nese duhej mbledhur Konferenca Gjyqesore Kombetare, apo duhej pritur deri ne miratimin e ligjit nga Kuvendi. Per te vendosur kete duhej te arrihej kuorumi, me prezencen e 181 gjyqtareve, ndersa ne salle ishin te pranishem vetem 116 gjyqtare.
Disa nga gjyqtaret qe diskutuan ne mbledhjen e paradites, shprehen mendimin se mungesa e nje ligji per Konferencen Gjyqesore Kombetare, nuk e ndalon vetorganizimin e mbledhjes se pergjithshme te te gjithe gjyqtareve te Republikes per zgjedhjen e anetareve te KLD-se.
Arsyetimi juridik
Sipas kryetares se Gjykates se Larte Shpresa Becaj, ka tre argumente juridike kryesore per mundesine e thirrjes se Konferences. Pavaresia e pushtetit gjyqesor dhe gjyqtareve dhe nenshtrimi i tyre, vetem para Kushtetutes dhe ligjeve. Kur gjyqtaret cmojne se ligjet vijne ne kundershtim me Kushtetuten, nuk i zbatojne ato, tha ajo.
Konferenca ka nje pergjegjesi dhe detyrim per vetembledhje dhe vetorganizim me te larte, se ato qe burojne nga nje ligj organik ose i zakonshem, theksoi ne fjalen e saj, kryetarja e Gjykates se Larte. Kjo rrjedh nga nje mandat ose kompetence kushtetuese te percaktuar ne nenin 147/1, ne harmoni me nenin 4/3 te Kushtetutes. Gjykata Kushtetuese ne vendimin me te cilin ka shfuqizuar ligjin "Per Konferencen Gjyqesore Kombetare", konkludon se shkaqet kryesore te papajtueshmerise se ketij ligji me Kushtetuten jane; per mosrespektim te procedures per miratimin e ligjeve organike dhe per shkelje te parimit te ndarjes dhe balancimit ndermjet pushteteve e te pavaresise se gjyqesorit. Gjithashtu sipas Becajt, "Gjykata vlereson se neni 147, pika 1 qe ka sanksionuar kompetencen e Konferences Gjyqesore Kombetare, per zgjedhjen e anetareve te KLD-se nga gjyqtaret e te gjitha niveleve, mbetet nje dispozite e zbatueshme ne menyre te drejtperdrejte".
Vendimi per te organizuar takimin e djeshem u mor pak kohe me pare ne nje tryeze te rrumbullaket te organizuar nga Kryetarja e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj. Ne te moren pjese te gjithe kryetaret e gjykatave te te gjitha niveleve, dy shoqatat e gjyqesorit si dhe institucioneve nderkombetare qe kane dhene asistence ne lidhje me reformen ne drejtesi si EURALIUS, USAID.