E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret, kerkojne rritje te pages aktuale

Ne mbledhjen e djeshme u diskutua edhe per ceshtjet e buxhetit dhe te pagave te gjyqtareve. Nga disa te dhena te publikuara dje, u prezantua edhe gjendja ne te cilen ndodhet Shqiperia per disa prej parametrave te lidhura me buxhetin dhe pagat e gjyqtareve, ne vite. Ne kete mbledhje u tha se Shqiperia ishte dhe mbetet ne vendin e peste nga fundi, persa i perket njerit prej treguesve me sinjifikative te buxhetimit adekuat dhe sipas standarteve te gjyqesorit, duke patur buxhet per pushtetin gjyqesor vetem ne masen 4 euro per banor. Pas nesh mbeten vetem Moldavia, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Armenia. Standarti me i gjithepranuar evropian qe mbetet ende i respektuar edhe ai i raportit ndermjet pages minimale te gjyqtarit ne diten e fillimit te detyres me pagen e gjyqtarit te Gjykates se Larte. Ky raport per Shqiperine eshte ne masen 1 me 2. Sipas gjyqatreve, nga kjo del perfundimi se pagat e gjytareve, sot duhet te ishin se paku 30% me te larta sesa jane aktualisht. Kjo te sjell edhe ne rekomandimin e EURALIUS, i cili eshte shprehur se ne Shqiperi, paga minimale e gjyqtarit duhet te jete me e larte se 1000 euro, theksua ne mbledhjen e djeshme.

Paga mesatare bruto kombetare :

40.150 lek/muaj ose 3700 euro/ vit ( viti 2009)

Ka qene 24400 leke /muaj ose 2440 euro ( viti 2004)

Eshte rritur : 40%

Paga minimale vjetore e gjyqtarit :

85 000 leke/muaj ose 7800 euro/vit (2009)

77500 leke/muaj ose 7750 euro (2004)

Eshte rritur : 10%

Raporti page kombetare mesatare/ page gjyqtari :

Eshte perkeqesuar ne : 1 me 2 (2009)

( Ka qene 3.2 ne vitin 2004)

Paga e Gj.Larte :

170.000 leke/muaj ose 15600 euro/vit (2009)

155.000 leke/muaj ose 15500 euro/vit (2004)

Eshtee rritur : 10%

Raporti eshte perkeqesuar ne : 1 me 4 ( Ka qene 6.4 ne vitin 2004)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›