E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Beci-Alberti, Konsullatë dhe investime italiane në sektorin turistik në Shkodër

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti në një takim  ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Marco Alberti.

Gjatë takimit, Beci e njohu ambasadorin Alberti me investimet e nisura, të cilat synojnë rikthimin e Shkodrës si kryeqendër rajonale, si dhe me projektet për të ardhmen.

Nga ana e tij, ambasadori garantoi nxitjen e investitorëve italianë për t’u përqendruar në rajonin e Shkodrës, veçanërisht në zhvillimin e sektorit të turizmit.

Gjatë takimit Beci dhe Alberti diskutuan gjithashtu për hapjen e godinës së Konsullatës italiane në Shkodër, e cila do të shërbejë si një qendër kulturore dhe historike e marrëdhënies mes Italisë dhe Shkodrës.

1 nga 4

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›