Beci: Lirojmë hapësirat publike që u janë mohuar banorëve të Shkodrës

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u shpreh sot se ka nisur puna për lirimin e hapësirave publike në këtë qytet. Një prej tyre, sheshi pranë shkollës “Martin Canaj”, pritet që t’i kthehet nxënësve dhe banorëve të zonës pas ndërhyrjes.
Beci, në një postim në rrjetet sociale, tha se, “ky shesh është vetëm fillimi i ndërhyrjeve që do të ndërmarrim për të liruar hapësirat që u janë mohuar banorëve të Shkodrës ndër vite nga përvetësimet e paligjshme, që nuk do të tolerohen më”.
1 nga 6/a.f/r.e/