E Martë, 3 Nëntor 2026

Të ardhurat nga kontributet shoqërore tejkalojnë planin

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgjatë gjysmës së parë të vitit arritën në 66.3 miliardë lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga ky zë rezultojnë me një realizim 109.2 % të planit për 6-mujorin 2023.

Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, këto të ardhura rezultojnë 9.2 miliardë lekë, ose 16.2 % më shumë se 6-mujori i parë i 2022-shit.

Numri i të punësuarve për 3-mujorin e parë të vitit ishte 709,203 të punësuar, ku 557,750 janë të punësuar në sektorin privat. 

Referuar të dhënave, sektori privat ka pasur një performancë pozitive gjatë këtij tremujorit duke shënuar 4 mijë të punësuar më shumë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT gjithashtu konfirmojnë trendin pozitiv të treguesve të tregut të punës gjatë tremujorit të parë.

Kështu, shkalla e punësimit ka vijuar të rritet dhe ka arritur nivelin 67.1 %, ndërsa niveli i papunësisë ka zbritur nën 10.9 %, shifër kjo në rënie në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›