Rama: Nivel europian i shërbimit laboratorik me aplikimin e teknologjisë së avancuar

Në Shqipëri ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë rregulloren aktuale të laboratorëve dhe zhvillimin në perspektive. Në vemendje janë standardet që këti institucione duhet të plotësojnë, në mënyrë që qytetarët të kenë garanci, që, të gjitha analizat që ata kryejnë, të jenë sipas standarteve më të lartë të cilësisë.
Kryeministri Edi Rama solli pasditen e së enjtes në rrjetet sociale pamje nga Laboratori i ri Klinik-Biokimik dhe Mikrobiologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që punon me standarde moderne.
“Aplikimi i teknologjisë të avancuar me standardet ndërkombëtare në laboratorët mjekësorë të QSUT-së si dhe në 17 njësitë e rrjetit të laboratorëve publikë, ka mundësuar ofrimin e një niveli europian të shërbimit laboratorik për pacientët tanë, standard, të cilin synojmë ta unifikojmë në të gjithë rrjetin e laboratorëve në vend, si publikë, ashtu edhe privatë”, u shpreh Kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Standardizimi i protokolleve si në strukturat shëndetësore publike, ashtu edhe ato jopublike, synon rritjen e standardit dhe cilësisë së shërbimit për qytetarët.
/ rtsh.al /