Beci: Nis rindërtimi i rrugëve tek Fermentimi, përfitojnë 200 familje

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Në zonën e Fermentimit në Shkodër, ka nisur prej ditësh puna për rikonstruksionin e plotë të rrugëve dhe rrugicave.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci inspektoi sot punimet në këtë zonë.
Ai tha se mbi 200 shtëpi janë përfituese të këtij investimi të bashkisë Shkodër dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Projekti parashikon rikonstruksionin e rrugës, rrjetin e kanalizimeve dhe ndriçimin.
Inspektim në rrugët Fermentim 1 nga 13/a.f/