E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Njësia e specializuar policore K-9 aktivizohet në Varagë

PRISHTINË, 1 dhjetor/ATSH/  Njësiti  i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar policorë, është parë sot nga orët e hershme të mëngjesit në fshatin Varagë afër Zubin Potokut.

Ky njësit është angazhuar në asistimin e gjetjes së mundshme të eksplozivit në këtë zonë, ku dy ditë më parë pati sulm terrorist.

Deri tani nuk dihet nëse është gjetur ndonjë sasi e pashpërthyer e eksplozivit.

Ndryshe, njësiti në fjalë aktivizohet zakonisht në rastet kur siguria cenohet nga grupet terroriste./Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›