E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Punime në segmentin Krane-Syri i Kaltër, ARRSH bllokon qarkullimin e mjeteve

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se në vijim të punimeve për rehabilitimin e aksit rrugor Krane-Syri i Kaltër, të cilat janë në fazën e asfaltimit është i nevojshëm bllokimi i plotë i këtij segmenti gjatë natës nga data 01.12.2024 deri më 08.12.2024 nga ora 21:00 deri në 06:00.

Bllokimi i rrugës do të bëhet për segmentin Ura e Kranesë deri në Jorgucat dhe anasjelltas.

Sipas ARRSH-së, përgjatë këtij orari përdoruesit e këtij segmenti mund të ndjekin rrugët alternative, si rruga e vjetër e Delvinës apo Kardhiqi.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›