Beci: Partneritet me bizneset, promotor kyç i zhvillimit ekonomik dhe punësimit

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka zhvilluar sot një tryezë të hapur diskutimi me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, deputeten Edona Bilali dhe përfaqësues të industrisë tekstile në Shkodër.
Sipas Becit, fokusi i diskutimeve ishin sfidat dhe problematikat aktuale të këtij sektori. Kryebashkiaku Beci u shpreh në fjalën e tij, se “bashkia Shkodër do të jetë një partnere për biznesin, duke ofruar të gjitha lehtësirat e nevojshme dhe investime në infrastrukturë për të mbështetur zhvillimin e këtyre bizneseve”.
“Çështjet dhe sfidat e ngritura nga ky sektor janë përgjegjësi e përbashkët dhe është detyra jonë t’i ofrojmë mbështetjen e duhur biznesit, si një promotor kyç i zhvillimit ekonomik dhe punësimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qindra familjeve shkodrane,” pohoi ai.
Nga takimi i kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe ... 1 nga 10/r.e/