E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Beci: Vijon puna për rikonstruksionin e konviktit të shkollës “Prenk Jakova”

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në një postim në rrjetet sociale pamje nga punimet për rikonstruksionin e konviktit të shkollës “Prenk Jakova”, investim ky i qeverisë shqiptare, që po realizohet përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe synon rehabilitimin e plotë të godinës dhe kthimin e saj në funksion të nxënësve.

Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Shkodrës solli në vëmendje një tjetër shkollë me ambiente sportive të transformuara. Nxënësit e shkollës “Adem Haxhija” në Postribë u rikthyen në ambientet e këtij institucioni arsimor me më shumë terrene sportive në fillim të këtij viti.

“Ky është një nga investimet e përfituara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkinë Shkodër që u ofron nxënësve të kësaj shkolle dhe komunitetit përreth hapësira sportive me standardet më të larta”, tha Beci.

1 nga 4

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›