Osmani bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova: Shembull i vizionit dhe politikbërjes në Kosovë

PRISHTINË, 21 janar /ATSH/ Në 19 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me trupin diplomatik në vend kanë bërë homazhe tek varri i tij.
Presidentja Osmani teksa e ka quajtur Ibrahim Rugovën atin themeltarë të shtetit të Kosovës, tha se kontributi i tij do të shërbej si udhërrëfyes.
“Vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës, ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikës dimensionin human të saj, dimensionin që fatkeqësisht mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politikbërjes në Kosovë por edhe kudo që shkojmë në botë”, tha ajo.
Ish-presidenti, Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut.
1 nga 2/Kosovapress/