E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beck: Pozicioni i Merkelit, garanci për mbështetje nga BE-ja

Anëtarja e Parlamentit të Gjermanisë, Marieluise Beck, ka ftuar Qeverinë e Kosovës, që të jetë e kujdesshme në veprime, kur kancelarja gjermane Angela Merkel ia ka bërë të qarta kushtet Serbisë, për të marrë statusin kandidat të BE-së.
 

Deputetja e Partisë së të Gjelbërve që është angazhuar shumë në Ballkan, ka qëndruar në Kosovë për të ndjekur zhvillimet e fundit. Në një intervistë për mediat kosovare, ajo tha se masa e reciprocitetit ka qenë e drejtë, ndersa veprimet duhet të jenë të matura.

Sipas saj, politikanët e Ballkanit e kanë për detyrë që të kthehen dhe të shpenzojnë energji në zhvillimin ekonomik të vendeve të tyre, sepse "duke u angazhuar në çështje nacionaliste nuk po i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të këtyre vendeve". Sipas saj, mesazhet e kancelares janë rezultat i angazhimit më të më madh të Qeverisë Federale në Ballkanin Perëndimor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›