Gazeta "Tagblatt", u kërkon falje shqiptarëve

Gazeta zvicerane “Tagblatt” u ka kërkuar falje shqiptarëve, pasi në një shkrim të saj ka fajësuar kolektivisht shqiptarët për krime në Zvicër, pas rastit të prerjes në fyt të një zviceriani nga dy të rinj kosovarë.
Gazeta në shkrimin e publikuar një ditë pas krimit të ndodhur, kishte shkruar titullin:“Kosovarët prejnë zviceranët në fyt”.
Një pjesë e partive politike zvicerane kanë kërkuar që të ndërpritet fushata mediatike kundër shqiptarëve nga Kosova dhe të respektohet si komunitet, ndërsa një pjesë e partive nacionaliste kanë kërkuar që të vazhdojnë qasjet kritike ndaj shqiptarëve dhe të kërkohet kthimi i tyre në vendlindjen e tyre.