E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiq: Serbia nuk do luftë

Presidenti serb, Boris Tadiç, tha se Serbia nuk dëshiron luftë as dhunë, e nëse Prishtina sipas tij, ndërmerr aksione të dhunshme, “ajo do të mbajë vetë përgjegjësinë për pasojat”.

“Serbia kërkon nga EULEX-i dhe KFOR-i, status neutral dhe të ndalojnë veprimet e dhunshme të Prishtinës në drejtim të veriut të Kosovës, sepse është detyrim i tyre në përputhje me të gjitha vendimet e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Tadiç për mediat serbe.

Ai ritheksoi se Serbia do të vazhdojë të luftojë për realizimin e interesave të saj në institucionet evropiane dhe botërore, ndërsa me “mjete ligjore”, siç tha Tadiç, do të kujdeset për sigurinë dhe interesat e serbëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›