Beckenbauer Heynckesit: Mos shko te Reali

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer e ka këshilluar Juup Heynckes që të mos e merr drejtimin e Real Madridit.
"Heynckes meriton një monument me punën që ka bërë tek Bayern. Me fitoren e "Tripletës" ai u largua si në ëndrra. Tani nuk duhet të bëjë gabim të shkojë tek Reali. Më e mira për të është që të mos jetë më trajner, por nëse nuk do që të dalë në pension, më mirë të marrë kombëtaren gjermane ose drejtor sportiv në ndonjë klub" deklaroi Beckenabuer./Indeksonline/