E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiklizmi në Kosovë, përfundon gara

Të dielen më 2 qershor u organizua gara e çiklizmit nga klubi AS Prishtina, klub i sponzorizuar nga Spitali Amerikan në Prishtinë. Në këtë garë morën pjesë 21 garues, duke përfshirë edhe garues nga Tetova që begatuan garën me pjesëmarrjen e tyre.

Shtegu i garës ishte Prishtinë-Mramor-Busi dhe anasjelltas me distance rreth 68 km me një ndryshueshmëri të terrenit në aspektin gjeografik duke perfshirë maloret që i ka terreni .

Në këtë garë pjesëmarrës nga Kosova ishin klubet e AS Prishtina Cycling Team, KÇ Prishtina, KÇ Peja, veteranët e Prishtinës dhe Tetova. Fitues të garës në kategorinë e seniorëve dolën çiklistët e AS Prishtina, të cilët zunë vendin e parë, të dytë, dhe të tretë, duke dominuar gjatë gjithë shtegut.

I pari në cak doli Rafet Azemi me kohë 1 orë e 54 minuta, i dyti doli Liridon Islami me 1 orë e 56 minuta, i treti doli Kenan Shabani me 2 orë. Sa i perket kategorisë së Juniorëve në këtë garë ishte i pakonkurrencë Enis Cakolli i KÇ Prishtina i cili dominoj shtegun ku edhe arriti në cak i pari.

Sa i përket kategorisë së veteranëve i pari dhe i dyti dolën Bujar Hoxha dhe Afrim Mala të cilët pavarësisht terrenit të vështirrë me shi, arritën në cak.

Gara u organizua nga AS Prishtina cycling Team dhe ne bashkëpunim me KÇ Prishtina. Laureatët e çmimeve i morrën çmimet në sheshin Nëna Terezë ku defiluan me çikletat e tyre për promovimin e çiklizmit në Kosovë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›