Beckenbauer: Kujdes kurthi Barcelona

Presidenti i nderit i Bayern Munchen, Franz Beckenbauer ka deklaruar se bavarezët duhet të kenë kujdes me Barcelonën pasi që ata mund të përdorin çdo metodë për të i eliminuar. Beckenbauer deklaroj se Barca mund të futet në ndeshje me një kurthë që mund të jetë me pasoja.
"Duhet kuptuar se Barcelona nuk do të dorëzohet. Ata mund të futen në ndeshje me një kurthë që mund të sjellë pasoja. Barcelona mund të provokon, do të sjellin në fushë çdo truk të mundshëm. Ata mund të vënë në presion edhe gjyqtarin, do të mundohen të na hutojnë, të na ngacmojnë, por e rëndësishme është që ne nuk duhet të biem në kurth" deklaroj Beckenbuaer./Indeksonline/