E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavani kritika Federatës: I'a montuat Suarezit

Sulmuesi fantastik i Napolit, Edinson Cavani ka kritikuar në masë të madhe Federatën Angleze për dënimin e dhënë ndaj Luis Suarez. Cavani e ka mbrojtur bashkëkombasin e tij duke thënë se ai është një djalë fantastikë.

"Suarez është një djalë tejet i mirë. Faktikisht ai ka bërë një gjest për keqardhje por që ka kërkuar falje për këtë. Kam vërejtur në Angli se si gjërat e mëdha mbulohen ndërsa ato të lojtarëve të huaj alarmohen. Më vije keq për atë që i është bërë Luis Suarezit. Krejtë kjo është bërë vetëm se ai ka emrin Luis, dhe nuk është nga Anglia.

Ai gjithmonë më ka folur për lumturinë e tij te Liverpool, mbështetjen që skuadra i ka dhënë, por federata atë nuk po e don. Mendoj se krejtë kjo po bëhet që ai të largohet nga Liverpooli.

Nëse ai largohet Premierliga Angleze ka humbur lojtarin më të mirë të saj" deklaroj Edinson Cavani./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›