E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckenbauer ne Prishtine. Kosova eshte ne axhenden e FIFA-s

Legjenda e futbollit botëror Franz Beckenbauer ka vizituar për herë të parë Kosovën i ftuar nga presidenti i vendit Behgjet Pacolli. Ish- futbollisti dhe trajneri i kombëtares gjermane, si dhe një prej lojtarëvë më të mirë të të gjitha kohërave, tani anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s zhvilloi një bisedë të gjatë me presidentin Pacolli, i cili u shpreh se ndërkombëtarizimi i sportit kosovar do të jetë prioritet i tij. 

“Dua t’i garantoj qytetarët e Kosovës se do të vazhdoj të jem shumë i përkushtuar që sporti i Kosovës të zhvillohet me hapa të shpejtë për të marrë pjesë në kompeticionet dnërkombëtare ku me dinjitet do të përfaqësohet edhe Kosova. Ne sot me të rinjtë tanë dhe me sportistët tanë kemi ngritur flamujtë e shumë shteteve anembanë botës dhe më duket se ka ardhur koha kur të ngrehim flamurin e shtetit tonë, flamurin e Kosovës” tha Pacolli.

Franz Bekenbauer, të cilit i është rezervuar një pritje e ngrohtë të Prishtinë, bëri të ditur se do të vazhdojë të mbështesë sportin e Kosovës dhe do të lobojë për pjesëmarrjen e Kosovës në kompeticionet ndërkombëtare të futbollit.

“Unë nuk jam politikan, nën postin tim disa gjera  mund të kontribuoj  që janë të bëjë me  sport , të kontribuoj në njohjen e këtij vendi . Nuk është rastësi por  dje është mbajtur një takim i komiteti ekzekutiv të  FIFA-s dhe Kosova ka qene në agjendë të ditës. Komisioni I FIFA-s ka propozuar  që rasti i Kosovës t’i kalojë UEFA-s. Sa I përket sportit do të angazhohem , ndërsa  problemet politike duhet ti zgjidhni vet. Ajo çka mund të bëjë për Kosovën  do të bëjë me gjithë dëshirë” tha Bekenbauer.

Gjatë vizitës në Kosovë, Franz Beckenbauer është nderuar nga presidenti Behgjet Pacolli me dekoratën ”Ambasador Nderi i Kosovës”.

Bul Salihu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›