Mourinho i shpëtoi goditjes me thikë

Inati ndaj Jose Mourinho ka kaluar çdo kufi. Sipas radios spanjolle “Cadena Ser”, trajneri i Real Madrid ka rrezikuar të goditet me thikë. Javën e kaluar, në aeroportin e A Korunjës, dikush ka tentuar të godasë me thikë portugezin. Mourinho është shpëtuar nga një truprojë e klubit madrilen, i cili ka “ngrënë” thikën në vend të teknikut duke marrë një plagë 4 centimetra të thellë.
Sipas “Cadena Ser”, Mourinho ka shkuar pranë një turme tifozësh për të firmosur autografe dhe truproja e ka shoqëruar duke i qëndruar pranë. Në këtë moment punonjësi i sigurisë ka ndjerë goditjen me thikë dhe e ka larguar trajnerin në autobus pa thënë gjë.
Mourinhos i është bërë e ditur ngjarja vetëm disa ditë më vonë.