E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA per here te pare ndeshje ne Europe

Për herë të parë në historinë një ndeshje e  kampionatit më të famshëm të basketbollit botëror NBA do të zhvillohet në Evropë. Skuadrat e New Jersey dhe Toronto Raptors do të përballen mes tyre në dy sfidat e radhës të Konferencës së Lindjes. Më parë skuadrat e NBA kishin zhvilluar vetëm fazën përgatitore në Evropë, ndërsa kishin luajtur ndeshje promocioni, por asnjeherë ndeshje të sezonit të rregullt të kampionatit amerikan të basketbollit.

Trajneri i Toronto raptors, Jay Triano e ka cilësuar si një eksperincë të shkëlqyer idenë për të luajtur në Londër. "Mendoj se është dicka mbreslënëse për të gjithë ne. E kam thënë dhe më parë që është një eksperiencë e bukur dhe basketbollistët e të dy skuadrave do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës”, ka thënë Triano gjatë seancës stërvitore të skuadrës së tij në “O2 Arena’ të Londrës.

Vendimi për të luajtur dy ndeshje të sezonit të rregullt të NBA shihet si hapi i parë i idesë së hedhur prej shumë vitesh për krijimin e një kompeticioni ku do të përballen skuadrat amerikane me ato evropiane që marrin pjesë në Euroligë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›