E Diel, 1 Nëntor 2026

Beckham: Princi le të quhet David

davidDavid Beckham mendosn se çifti William dhe Kate do të jenë dy prindër të shkëlqyer fëmijën e tyre. Përsa,i takon emrit,nëse do të jetë djalë,legjenda e futbollit anglez tha se do të quhet David.

Ata janë rritur nga prindër dhe gjyshër të shkëlqyer vetë dhe kanë mësuar prej tyre. Mendoj se William dhe Kate do të jenë prindër të mrekullueshëm sepse duket që ata janë kaq të dashur me fëmijët, deklaroi Beckham.

Të gjithë e kemi parë William që të vogël duke u shndërruar nga një djalosh, në një zotëri të vërtetë. Kjo është një cilësi e rëndësishme, sidomos për një baba, shtoi David.

David nuk është keq, është një emër i mirë. Mendoj se duhet ta marrin në konsideratë këtënëse është një djalë, tha ai.

William dhe Kate pritet të bëhen prindër së shpejti, ndërsa gjinia e fëmijës që do të lindë mbetet një sekret mbretëror,thekson “DailyMail”.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›