Beckham do të kthehet në Milan

David Beckham do të rikthehet në Milan në formë huazimi në janar, ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i klubit, Adriano Galliani. Beckham 34 vjeç dëshiron të luajë në Milan për të shtuar shanset e paraqitjes në Kombëtaren e Anglisë për Kampionatin botëror 2010.
Është 100 për qind e sigurt. E vetmja gjë e cila mungon janë nënshkrimet, marrëveshja është arritur, tha Galliani për televizionin italian Sky TV. Mesfushori i Los Angeles Galaxy kaloi një periudhë i huazuar në Milan, sezonin e kaluar, pas përfundimit të sezonit në Major League Soccer.
Ai iu bashkua Milanit fillimisht në marrëveshje tremujore në janar, e cila u vazhdua deri në përfundim të sezonit. Beckham ishte i suksesshëm në Serie A dhe negociatat janë zhvilluar për përsëritjen e marrëveshjes.
Ish futbollisti i Manchester Unitedit dhe Real Madridit ka thënë se marrëveshja ishte 95 përqind e realizuar pas paraqitjes për Anglinë si zëvendësues gjatë fitores 3-0 kundër Bjellorusisë në kualifikime për Kampionatin botëror 2010.