Ua mëson fluturimin fëmijëve

Shefki Kuqi është bërë hit këto ditë në Gjermani. Epitetet si Finlandezi që fluturon, Jeta e Koblenzit, Gladiatori i Koblenzit etj, janë përdorur me të madhe për kapitenin e klubit nga Bundesliga 2.
Dhe kjo për faktin që sulmuesi kosovar ka realizuar 7 gola shumë të rëndësishëm për ekipin e tij, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve (Vetëm Michael Thurk ka realizuar 10 gola).
Madje, pas dygolëshit të fundit kundër Greuther Furthit, ai është zgjedhur futbollisti i javës nga magazina prestigjioze Kicker dhe në 11-shen e shumë programeve sportive. Por Kuqi njihet edhe për festimin e tij të famshëm pas realizimit të golit, kur ai fluturon.
Ky festim i tij, ndonëse e ka realizuar vetëm një herë në Koblenz, ka zgjuar edhe interesimin e mediave gjermane, të cilat kanë zbuluar se 32-vjeçari është duke i mësuar grupmoshat e reja se si të festojnë në stilin Kuqi. Dy TV e njohura SAT 1 dhe DSF, kanë filmuar Kuqin duke trajnuar futbollistët e rinj të Koblenz nën moshën 11 vjeç. Të dy TV e kanë transmetuar këtë storie në mbarë Gjermaninë.