E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora Sport Debat", fitorja e Qatos

Emisioni "Ora Sport Debat" në Radiotelevizionin "Ora News" ka sjellë diskutime analiza dhe komente nga ndeshja e boksit mes boksierit Kreshnik Qato dhe italianit Fabio Liggieri. Ndeshja e boksit është transmetuar e plotë me 12 raunde në RTV "Ora News". Boksieri shqiptar Kreshnik Qato në mbështetjen e kompanisë "Yldon" dhe presidentit z. Ylli Ndroqi ka fituar përsëri titullin kampion në WBF.
Ndërkohë që në lidhje direkte promotori i Kreshnik Qatos, zoti Ylli Ndroqi duke komentuar herë pas here raundet ka theksuar se Qato e mori situatën në dorë që në momentet e para të ndeshjes. Sipas tij Qato si një boksier profesionit dhe mjaft teknik mundi t'i rezistonte të gjitha raundet e ndeshjes. Z. Ndroqi duke komentuar raundet theksoi se në raundin e tetë Qato pati probleme por falë lëvizjeve të shpejta bëri të mundur marrjen nën kontroll të situatës. Gjithashtu z. Ndroqi ka theksuar se dhënia e rezultatit të albitrave ka qënë momenti më emocionues për të. "Ne kishim 2 vjet që e kishim mbrojtur këtë titull por kisha shumë emocione theksoi z. Ndroqi duke shtuar se se në këtë ndeshje kishte një pjesëmarrje të madhe të tifozëve shqiptarë dhe një ambjent mjaft modern. Ndërkohë promotori i boksierit Kreshnik Qato z. Ylli Ndroqi ka treguar në emisionin "Ora Sport Debat" edhe ambiciet e Qatos për t'u ndeshur në WBS duke shtuar se së shpejti do të zhvillohet në Shqipëri një ndeshje e nivelit europian. Sipas z. Ndroqi në ndeshje do të jenë 3 çifte boksierësh të nivelit të lartë dhe Qato do të bëjë një ndeshje për 2 tituj.
Ndërkohë në një linjë telefonike nga Londra Qato pasi ka falenderuar promotorin Ylli Ndroqi për mbështetjen ka theksuar se ai ishte mjaft i qetë dhe i sigurtë në ndeshje dhe se është i lumtur që nuk i zhgënjeu tifozët shqiptarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›