Beckham emërohet ambasador në Kinë!

Ylli anglez i PSG, David Beckham është emëruar ambasador futbolli në Kinë. Vendimi është marrë nga skuadra franceze e cila i ka dhënë këtë privilegj yllit anglez për shkak të famës së tij të madhe që ka në vendin e madh aziatik.
Beckham do të ketë rol të promovojë skuadrën franceze në Kinë, futbollin kinez dhe futbollin botëror në përgjithësi.
"Unë jam i ngazëllyer me këtë rol. Unë e kam parë se si futbolli kinez është gjithmonë në ngritje. Ky është një sport i mrekullueshëm që i bashkon të gjithë, kështu që unë do të bëj punën time për të mirën e të gjithëve" deklaroj Beckham./Indeksonline/