Zyrtare: Mungon Jones, luan Giggs

Sir Alex Ferguson ka konfirmuar se Phil Jones nuk do të luaj në ndeshjen e nesërme ndaj Real Madrid. Bosi skocez tha se Jones nuk është i aftë dhe se mungesën e tij do ta zëvëndësoj me Ryan Giggs.
"Jones nuk do të jetë i gatshëm per ndeshjen e nesërme. Ai nuk është i gatshëm dhe do të jetë mungesë e madhe por që mund ta kompenzojmë. Giggs do të luaj nesër ndeshjen e tij të 1000-të. Përvoja e tij mund të na ndihmoj ndaj Realit. Ronaldo do të jetë kërcënimi ynë kryesor. Ai është i shpejtë, i fortë fizikisht, i mirë në ajër dhe luan me të dy këmbët. Duhet të bëjmë të pamundurën për ta ndalur" deklaroj Ferguson./Indeksonline/