E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham mendon vetëm për LA Galaxy

David Beckham nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në muajin nëntor, mirëpo ai ka bërë të ditur se planifikon të respektojë kontratën e tij me klubin amerikan, Los Angeles Galaxy.

Mesfushori anglez ishte i huazuar në Milan me shpresë që të sigurojë ftesën e Kombëtares për Kampionatin botëror, mirëpo një lëndim i rëndë do t’i pamundësojë atij të luajë në Afrikën e Jugut.

“Do të shkoj atje, por nuk do të mund të luaj. Ndërsa, do të respektoj kontratën me Galaxyn. Gjithmonë u jam përmbajtur kontratave”, tha Beckham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›