E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG fitoi Kupën e Francës

Paris Saint-Germain fitoi Kupën e Francës për herë të tetë falë golit të Guillaume Hoarau, në lojën shtesë, në ndeshjen finale kundër Monacos. Hoarau realizoi me kokë në minutën e 105-të.

“Jam krenar për atë që kanë arritur futbollistët e mi. Ishte ndeshje me presion të madh, ndërsa ne deshëm ta shpëtojmë sezonin, që nuk ka qenë aspak i mirë”, tha trajneri i PSG-së, Antoine Kombouare, i cili ka fituar dy herë Kupën e Francës si futbollist i PSG-së, por ky ishte titulli i tij i parë si trajner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›