Liria shkel KEK’un

Në xhiron e 28-të të Superligës, nga gjashtë takime janë shënuar 12 gola.
Në dallim nga java e kaluar, këtë xhiro Ferizaj dhe Trepça kanë marrë nga një pikë si mysafirë.
Hysi – Ferizaj 1:1
Hysi ka barazuar në shtëpi me Ferizajn, duke e lëshuar edhe një rast të mirë për t’iu afruar kreut të tabelës. Ekipi nga Merdara ka kaluar në avantazh në minutën e 32-të me anë të sulmuesit Labinot Osmani, i cili mori një top nga e djathta nga Zhdrella. Ndërsa, ferizajasit barazuan 7 minuta më vonë përmes Bujar Shabanit, pas harkimit të Topallit. Ky barazim i shërben mjaft Ferizajt, që mban distancën ndaj ekipeve të rrezikuara.
Liria – KEK-u 3:0
Liria ia ka fikur ‘dritat’ KEK-ut, duke e mposhtur me rezultat bindës, të dielën në Prizren. Uliks Emra ka qenë vendimtar në fitoren e prizrenasve, pasi shënoi dy gola. Të parin e realizoi në minutën e 38-të, pas një bashkëveprimi me Krushën, kurse të dytin në minutën e 51-të, kur e mposht me mjeshtri portierin Blakqori. Dhe, vulën këtij takimi ia dha mbrojtësi Çarkaxhija, në minutën e 60-të. Kjo humbje nuk i duhej aspak KEK-ut, të cilit ja zbeh gjasat edhe më tej për titull të kampionit.
Flamurtari – Besa 1:0
Fitorja ndaj Besës i jep mundësi Flamurtarit që në pesë ndeshjet e mbetura të kampionatit të hyjë i qetë. Futbollisti i ri Artan Gashi edhe një herë është treguar i rëndësishëm për kuqezinjtë duke e realizuar golin e fitores në minutën e 68-të, përkundër epërsisë së lehtë në terren që kishin në ato çaste pejanët. Udhëtuesit patën disa raste, në veçanti atë të Mensur Durakut, që nuk e shfrytëzoi si duhet. Kjo humbje e zbret ekipin pejan në mesin e tabelës, në pozitën e shtatë.
Vëllaznimi – Prishtina 2:1
Vëllaznimi e ka shënuar fitoren e dytë në pranverë ndaj Prishtinës, për të mbetur në pozitën që qon në play-out. Në 16 minutat e para, në dobi të gjakovarëve janë akorduar dy penallti, në minutat 10 e 16, prej të cilave në të parën dështoi, e në të dytën shënoi mbrojtësi Robert Gjeraj. Prishtinasit në vazhdim patën rastet e tyre, prej të cilave më të mirën e lëshoi sulmuesi Suad Saliagiq, i cili pasi e kaloi edhe portierin Mushica, goditi vetëm shtyllën vertikale. Kuqezinjtë e gjetën golin e dytë në minutën e 54-t me sulmuesin e ri Dardan Rugova, i cili u shërbye nga Sermaxhaj. Prishtina e vuri nën ethe Vëllaznimin katër minuta pa përfunduar loja, kur Agron Skeraj e ngushtoi rezultatin në 2:1. Kjo humbje ia shuan pothuajse përfundimisht prishtinasve gjasat për titull të kampionit.
Kosova (V) – Drenica 2:1
Kosova e ka shfrytëzuar mjaft mirë terrenin vendës, për ta mposhtur Drenicën. Edhe pse pa praninë e tifozerisë “Forca”, vushtrriasit ishin të vetëdijshëm se nuk guxonin të gabonin, kështu që rreshtuan sulmet nga fillimi. Bajram Zuqaku ia dha epërsinë e parë atyre në minutën e 18-të, pas asistimit të Shalës. Ndërkaq, 11 minuta më pas, Premton Muji i udhëtuesve e barazoi rezultatin, pas një gjuajtjeje të shkëlqyeshme. Bardh e kaltërve ua siguroi tri pikë të reja Ilir Izmaku, që shënoi nga penalltia, 5 minuta pa u kryer pjesa e parë. Në atë rast, për shkak të protestave, me karton të kuq u ndëshkua trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku. Këto tri pikë e mbajnë gjallë ende shpresën e vushtrriasve për të mbetur në Superligë, derisa drenicasit, pas kësaj humbjeje ende nuk ndihen rehat.
Gjilani – Trepça 0:0
I fundit në tabelë, Gjilani, dhe i pari, Trepça, i kanë ndarë pikët. Të dyja ekipet patën rastet e tyre, por nuk ia dolën t’i konkretizonin. Sidomos Gjilani, të cilit i nevojitej gjithsesi fitorja, për të mbetur në hap me skuadrat tjera të rrezikuara për të rënë nga elita e futbollit kosovar. Duke i parë dështimet e skuadrave përcjellëse, për “Xehetarët” kjo pikë mund të konsiderohet e vlefshme, ndërsa ekipi “Vjollcë” dita ditës po shkon drejt Ligës së Parë.
Superliga – Xhiroja e 28-të
TabelaNdeshje - Goldallimi - Pikë
1. Trepça 28 18 51
2. KEK-u 28 16 44
3. Hysi 28 12 44
4. Liria 28 7 43
5. Prishtina 28 2 42
6. Flamurtari 28 1 42
7. Besa 28 10 41
8. Drenica 28 -14 36
9. Ferizaj 28 -4 35
10. Vëllaznimi 28 -13 31
11. Kosova (V)28 -14 28
12. Gjilani 28 -18 25