E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham shume prane transferimit te Paris SG

Nuk është një ‘scoop” i merkatos; David Beckham është shumë pranë tranferimit te Paris SG. Klubi francez është gati të bëjë cmendurinë e radhës në futbollin europian, pasi shpenzoi miliona euro për të afruar lojtarë si Javier Pastore apo Jeremy Menes. 

Sipas të përditëshmes franceze “Le Parisien”, mesfushorin anglez ka pranuar ofertën, ndërsa tani pritet vetëm të hedhë firmën në kontratë. Duke qëndruar në detajetë e të përditëshmes franceze, Beckham do të tranferohet në Ligën 1 në fund të këtij viti, ndërsa nga kontrata e re do të përfitojë rreth 5 milionë euro si dhe do të ketë të drejtat e imazhit dhe marketingut. Beckham është në fund të kontratës së tij me skuadrën amerikane të Los Angles Galaxy, ndërsa kjo nuk është hera e parë që mesfushori kthehet në kampionatin europian.

Ai provoi të luante dy herë me Milanin, kur sezoni i futbollit amerikan ishte pushim, por në aventurën e fundit në Seria A ai u dëmtua. Tani situata është e ndryshme për ish-lojtarin e Manchester United, Realit të Madridit dhe Milanit, që kërkon një jetër skuadër të nivelit të lartë. Megjithëse në moshë 36 vjecare, David Beckham kërkonë të bindë trajnerin e kombëtares angleze Fabio Capello ta grumbullojë atë në kampionatin europian 2012.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›