E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provat e lira ne F1 dominon McLaren

Gara për titullin kampion është mbyllur, por Botërori i Formula 1 vazhdon të jetë spektakolar. Këtë e konfirmojnë provat e lira për Cmimin e Madh të Koresë së Jugut, të cilat janë dominuar nga skuderia McLaren, e cila ka renditur dy pilotët e saj në vendin e parë dhe të dytë. 

Luis Hamilton, duke se ka hedhur pas krahëve polemikat dhe stresin e garave të fundit, duke regjistruar kohën më të shpejtë në një pistë të kondicionuar edhe nga shiu. Ky i fundit do të ndikojë edhe në garën për Cmimin e Madh që do të zhvillohet të dielën. Pas dy pilotëve anglez është renditur kampioni i saposhpallur Sebastian Vettel. Asnjë rënie të motivimit për gjermanin që vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer, duke lënë pas në vendin e katërt dhe të pestë, pilotin e Ferrarit, Fernando Alonso dhe shokun e tij të skuadrës Mark Uebber.

Nuk mungon spektakli edhe në Botërorin e MotoGP, që këtë javë mund të shpallë kampionin e ri. Casey Stoner ka dominuar provat e lira për Cmimin e Madh të Australisë, duke e afruar veten me titullin e dytë në karrierën e tij në MotoGP. Australiani u rrëzua në sesionin  e parë, por më pas regjistroi kohën më të shpejtë në pistë, duke lënë pas në renditje rivalin e tij kryesor Jorge Lorenzo dhe italianin e skuderisë Honda Marco Simoncelli.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›