E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bedri Hamza më së shumti pikë për guvernator

Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, ka marrë më së shumti pikë nga paneli intervistues për zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), shkruan sot “Zëri”.

Pas Hamzës, i dyti në listë me më shumë pikë është guvernatorit aktual, Gani Gërguri, ndërsa i treti zëvendësguvernatori, Nexhat Kryeziu. Pas intervistimit të shtatë kandidatëve në garë për guvernator, paneli ka dërguar në Polici emrat e tre kandidatëve të vlerësuar maksimalisht për guvernator për ta bërë verifikimin e historikut të tyre.

“Pas përfundimit të intervistimit është bërë edhe verifikimi i historikut të tyre dhe tash emrat e dy apo tre kandidatëve me më shumë pikë do t’i dërgohen Qeverisë dhe Kuvendit për aprovim”, bën të ditur burimi i “Zëri-t”.Në konkursin e shpallur për guvernator të BQK-së kanë konkurruar shtatë kandidatë: Bedri Hamza , Valentin Toçi, Xhemajl Gashi, Gani Gërguri, Flamur Keqa dhe Nexhat Kryeziu.

Pak ditë para se të mbyllet konkursi për guvernator, Bedri Hamza kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Financave, me ç’rast kishte konkurruar për ta marrë “timonin” e BQK-së./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›