“Fusnotën veç kur ta aplikojnë edhe në Kuvend”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Skënder Hyseni, ish - ministër i Jashtëm, e ka vlerësuar me notë negative punën e diplomacisë kosovare.
Ai ka thënë në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, se diplomacia e shtetit të Kosovës ka dështuar në disa rrafshe strategjike.
“Fatkeqësisht, fusnota sot gjënë aplikim gjithkund. Me keqardhje them se ka filluar të gjejë aplikim gjithkund. Me keqardhje them se ka filluar të gjejë aplikim edhe në marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me vendet e ndryshme. Është shqetësuese, e kjo tregon se diplomacia e Kosovës është në gjumë. Fusnotën veç kur ta sjellin për t’u aplikuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hyseni./Indeksonline/