E Shtunë, 31 Tetor 2026

E zhdukur për 5 ditë, gjendet në depon “Metaliku”

Vajza me inicialet (M.G.) e cila ishte raportuar si e zhdukur në polici, është gjetur pas plot pesë ditëve Vajza u gjet e lidhur në depon e fabrikës “Metaliku” në qytetin e Gjakovës.

Me datë 11.05.2013 rreth orës 14:30 ,Policia është njoftuar në Stacionin Policor Gjakovë nga ankuesi (prindi ) i viktimës femër shtetases Kosovës (M.G.) i cili ka raportuar zhdukjen e sajë dhe deklaron se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia në drejtim të pa njohur. Familja kishte tentuar ta kontaktonte përmes telefonit që ajo posedonte por ishte e pa mundshme sepse nuk kishte qasje në rrjet. Ky ankues policisë i ka dhënë te gjitha detajet dhe përshkrimin e viktimës”, thuhet në raportin e policisë, shkruan Infoglobi.

Lidhur me këtë rast, sipas policisë ka pasur një angazhim intensiv të Njësiteve policore të stacionit policor në Gjakovë në bashkëpunim me të gjitha njësitet tjera, dhe është njoftuar edhe Prokurori i shtetit, me autorizim të cilit janë ndërmarrë edhe veprimet tjera operativo – hetimore për zbulimin e vendndodhjes së saj.
Mbrëmë rreth orës 23:10 persona te panjohur përmes një thirrje telefonike kishin njoftuar prindin e viktimës se vajza e tij ndodhet në një depo të ish fabrikës “Metaliku” që ndodhet në rr.’Skënderbeu’ në Gjakovë, ndërsa prindi menjëherë kishte njoftuar policinë. Njësitet policore ishin angazhuar në kërkim të këtij lokacioni. Diku rreth orës 23:45 patrullat policore e kanë gjetur viktimën të ulur me një kënd, kishte te lidhura duart dhe këmbët me një shirit izolues,dhe e njëjta është dërguar menjëherë për ekzaminim mjekësor.

“Mjekët kanë konstatuar gjendjen e sajë si stabile” njofton policia.

Lidhur me rast është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet si rast Rrëmbimi dhe të zhvillohen hetimet e menjëhershme për të identifikuar personin apo personat e mundshëm të dyshuar. Rasti pas kompletimit nga Njësiti i Hetimeve do te procedohet në Prokurorinë e shtetit./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›