Fiton Dinamo, qetësohet Daliç

Zllakto Dalic me buzëqeshje të rikthyer. Trajneri kroat i Dinamos arriti fitoren e parë në Superligë. 3-1. Pikërisht ndaj Shkumbinit, që një javë më parë kishte shkatërruar Bylisin 4-1.
Tri pikë, që i dhanë 17-herë kampionëve të Shqipërisë, bashkëkryesimin me Tiranën, që nga ana e saj fitoi 1-0 me Teutën në Shijak.
Në një takim të ndjekur nga shumë tifozë të ardhur nga Peqini e nën sytë e trajnerit të Kombëtares, Ari Han, ishte kroati Frane Petricevic, që firmosi në minutën e 8-të jo vetëm golin e tij të parë në Superligë (i dyti bashkë me atë në finalen e Superligës), por dhe golin e parë të Dinamos në sezonin 2008-2009.
Goli i shpejtë provokoi nervozizëm në radhët e peqinasve. Në minutën e 9-të mbrojtësi veteran i Shkumbinit, Alpin Gallo frenoi në mënyrë të parregullt sulmuesin e Dinamos jashtë zonës, Sabino Plaku, dhe duke qenë lojtari i fundit i peqinasve gjyqtari Mentor Sopjani (një ish-gardian në burgun e Peqinit) e ndëshkoi me të drejtë me karton të kuq ish-lojtarin e të treja skuadrave të kryeqytetit.
Pak minuta më pas edhe një karton të verdhë për Mikel Bizhuti. Petricevic, Plaku e Allmuca goditën nga larg portën e Ervin Llanit, por pa mundur të ndryshojnë shifrat 1-0 të 45 minutave të para.
Fraksioni i dytë me entuziast për blutë, teksa ishte mesfushori Igli Allumuca, protagonisti i madh. Ish-lojtari i Partizanit dhuroi një asist të mrekullueshëm e sulmuesi Sabino Plaku, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte golin e dytë në minutën e 58-të. Goli i parë në kampionati i ish-sulmuesit të HamKamit në Norvegji.
Në të 75', Allmuca hodhi mjeshtërisht një top drejt zonës së Llanit, dhe aty sfera e devijua nga Xhyra i Peqinit, i kontaktuar tërthorazi edhe nga Sabino Plaku. Një gol ndoshta me dy autorësi, por që coi befasisht shifrat në 3-0.
Më bukur se kaq nuk mund të shkonte për Dinamon përballë një kundërshtari që luajti që nga minuta e 9-te me dhjetë lojtarë.
Por, gjithsesi Shkumbini nuk u largua nga vizita e parë në kryeqytet pa shijen e golit, kur Gjata realizoi golin e nderit në minutën e parë shtesë (91'). Kjo ishte fitorja e 20-të e Dinamos në 36 takime, kundrejt vetëm 9 fitoreve të peqinasve (9 barazime).
Pas dy javësh pushim, për shkak të ndërprerjes së kampionatit për llogari të ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueses sonë, në javën e tretë Dinamo do të përballet në Kavajë me Besën, ndërsa Shkumbini do të presë në shtëpi Teutën.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA II
DINAMO-SHKUMBINI 3-1
Shënues: Petricevic 8', Plaku 56', Xhyra (autogol) 75'/ Gjata 90'+1
E shtunë, 30.08.2008, ora 17:00 në stadiumin "Selman Stërmasi" të qytetit të Tiranës
DINAMO: Kotorri, Sina, Poci, Allmuca, Pisha, Capja, Ferraj (46' Brahja), Granic, Petricevic (74' Diob), Jusufi (59' Daja). Trajner: Zllatko Dalic
SHKUMBINI: Llani, Shameti (17' Xhyra), Gallo, Grami, Shenaj, Dervishi (70' Gjata), Pashja, Nora (46' Gërxho), Bizhyti, Mustafaj, Turdiu. Trajner: Gugash Magani
Gjyqtarë: M.Sopjani (Durrës), G. Maloku (Tiranë), D.Salaj (Shkodër)
Vëzhgues: P. Brahja (Tiranë)
Kartonë të verdhë: /Shenaj, Bizhuti
Karton i kuq: / Gallo 9'
BILANCI I AZHURNUR
36 ndeshje; 20 fitore Dinamo, 9 barazime, 7 fitore Shkumbini. Golat: 51-23.
TRAJNERËT PAS NDESHJES
Zllatko Dalic (Dinamo): "E rëndësishme ishte që fituam tri pikë. Duhet të luanim më shpejt dhe me shumë pasime. Kemi kohën e mjaftueshme për të përgatitur përballjen me Besën pas dy javësh"
Gugash Magani (Shkumbini): "U ndëshkuam shumë shpejt nga goli dhe pas dy minutash edhe nga kartoni i kuq i Gallos. Luajtëm për gati 80 minuta me dhjetë futbollistë. Arbitri ishte tendencioz ndaj nesh".
NDESHJET E JAVËS III
Shkumbini-Teuta
Besa-Dinamo