LDK injoron Edi Ramen

Disa deputetë të partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e bojkotuan seancën solemne të Kuvendit të Kosovës që ishte thirrur për t’a nderuar kryeministrin e sapo zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Arsyeja e braktisjes së seances, ishte mos përmendja e emrit të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova nga kryeministri Rama.
Fotoreporteri i Indeksonline ka sjellë foto nga kjo seancë ku shihet që vendet e LDK-së në Kuvend kanë qenë të zbrazura në kohen kur kryeministri Rama po u drejtohej deputetëve kosovarë./Indeksonline/